Pyetja:
Cilët janë veçoritë dhe cilësitë e metodologjisë së ehlu sunetit dhe xhematit?
***
Përgjigjja:
Ehlu suneti dallohen prej të tjerëve me veçoritë e tyre dhe me disa cilësi të tyre, prej më të rëndësishmëve janë:
1. Rëndësi të madhe i kushtojnë Kuranit librit të Allahut, duke: e mësuar atë përmendësh, duke e lexuar, duke medituar rreth tij, duke u marrë me komentimin e tij, punojnë sipas tij, dhe e kanë si ligj të tyre atë. Gjithashtu i kushtojnë rëndësi të madhe haditheve të Dërguarit të Allahut ﷺ duke pasur parasysh cilat hadithe janë sahih (autentik) dhe cilat janë të dobëta apo thënë shkurt punojnë më hadithe të vërteta, madje i japin rëndësi edhe kuptimit të hadithit ndërsa diturinë e tyre e pason vepra.
2. Hyrja në fe plotësisht, besimi në të gjithë librat e zbritur nga Allahu i Madhëruar, si dhe mos ndarja e fesë ku të pranohet diçka e të mos pranohet një tjetër, apo zgjedhja e disa çështjeve që ju konvenon epsheve të tyre.
3. Ndjekja e sunetit, largimi nga bidati, bashkimi dhe largimi nga përçarja.
4. Pasimi i rrugës së selefus-salih (të parëve tanë të mirë) si dhe imamëve që i janë mbajtur rrugës së drejtë, qofshin ata prej sahabëve apo atyre që kanë ardhur pas tyre dhe e kanë pasuar rrugën e tyre.
5. Mesatarja në besim përballë grupacioneve ekstremiste qofshin ato nw ashpërsi apo në liberalizëm të tepruar, kurse në vepra dhe karakter janë në mes neglizhentëve dhe ekstravagantëve.
6. Insistojnë çdoherë që ti bashkojnë muslimanët në rrugën e të vërtetës dhe i luftojnë të gjitha shkaqet të cilat çojnë drejt përçarjes dhe grupacioneve.
7. Thirrja e përgjithshme gjatë thirrjes në fenë e Allahut, qoftë ajo në çështjet e akides, dispozitave, adhurimit, sjelljes, karakterit.
8. Maturia dhe drejtësia, duke e mbrojtur çdo herë fenë e Allahut e jo epshin e tyre, partinë grupin e njerëzve që i përkasin, andaj për këtë arsye nuk e teprojnë në dashuri ndaj mikut dhe nuk e teprojnë në urrejtje ndaj armikut. Nuk i nënçmojnë njerëzit e mirë, i respektojnë ata për mirësitë e tyre kurse në anën tjetër nuk i bëjnë të pagabueshëm imamët prej dijetarëve të këtij umeti, por secilit prej tyre i merret fjala dhe i lihet përveç të Dërguarit të Allahut ﷺ.
9. I pranojnë mendimet e ndryshme të muxhtehidëve në çështjet jo të prera ku ka vend për polemikë, duke qenë të matur në dialog siç i ka mësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ.
10. Kanë kujdes për çështjet e dëmshme dhe të dobishme, e dinë se sheriati ka zbritur për ti përhapur dobitë dhe t’i anuluar dëmet, dhe se mënjanimi i të këqijave ka përparësi nga veprimi i të mirave.
11. Ithtarët e bidateve janë rangje- rangje në bidatet e tyre, krejt kjo varësisht sa janë ata afër sunetit apo larg tij, me çdokënd prej tyre sillen ashtu siç e meritojnë ata.
12. Bëjnë dallim në gjykimin e përgjithshëm ndaj bidatçive në mëkatet e tyre, kufër, apo fisk, gjithashtu bëjnë dallim në gjykim për bidatçiun në persona, derisa ta kuptojnë mirë qëndrimin e tij dhe t’ia bëjnë të qartë argumentet.
13. Nuk i bëjnë mëkatar (tefsik), tekfir (mosbesimtarë) dikë prej dijetarëve të muslimanëve në qoftë se ai ka bërë ixhtihad (ka dhënë mendimin e tij për ndonjë çështje) të gabuar apo komentim të gabuar, posaçërisht në çështjet në të cilat ka mendime të ndryshme te dijetarët.
14. Flasin rreth bidatit dhe e shpjegojnë atë, gjithashtu i këshillojnë bidatçitë, si dhe i paralajmërojnë të tjerët të kenë kujdes nga bidati, duke e përhapur sunetin.
15. Grupacionet të cilët janë ithtarë të kibles dhe janë në kundërshtim me sunetin, për ta vlen kërcënimi më zjarr dhe devijim, dispozita për ta në përgjithësi është si për mëkatarët tjerë prej muslimanëve, përveç atij i cili është qafir me zemër.
16. Prej cilësive të ehlu-sunetit janë pajtimi në kuptimet e tyre dhe kanë qëndrime të përafërta me njëri tjetrin edhe në qoftë se janë në largësi të mëdha vendore apo kohore, kjo nga shkaku se fenë e marrin prej një burimi të njëjtë. [1]
Përktheu: Agim Bekiri
———————————–
[1] Për më shumë shiko në librat:
–”Muxhmel usulu ehlu suneti vel-xhemah”- Dr. Nasër El-Akl,
–”Menhexhu ehlu suneti vel-xhemaahfi tekvimi rexhul”- Ahmed Sujan,
–”Meusuatul-Mujesere fil-edjan vel-medhahib vel-ahzab elmuasireh”- Dr. Manië El-Xhuhenij