Pyetje: Cili është hukmi i veshjes së zinxhirit për meshkuj?
Përgjigje: Vënia e zinxhirit për zbukurim është haram, për arsye se kjo është për femra dhe kjo është përngjasim me femrat. I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ka mallkuar ata burra që ju përngjasojnë grave dhe ato gra që ju përngjasojnë burrave. Kjo edhe më shumë e forcon haramin nëse zinxhiri është prej ari, sepse ari është i ndaluar për meshkuj për dy arsye:
E para: Ndalohet se është ari dhe
E dvta: lu përngjason femrave.
Edhe më e keqe është ajo se nëse në zinxhirin që e mban ti, ka ndonjë fotografi të ndonjë kafshe apo shpendi, e aq më e keqe është se disa e mbajnë në zinxhir edhe kryqin Allahu na ruajt, derisa edhe femrës që e ka të lejuar të vë ari, i ndalohet edhe asaj nëse ka ndonjë fotografi të ndonjë kafshe apo njeri apo çfarëdoqoftë ajo foto, ose edhe nëse në atë foto është kryqi. d.m.th. se nëse ka në të fotografi, ky zinxhir është i ndaluar edhe për meshkuj edhe për femra dhe nuk lejohet për asnjërin prej meshkujve e as femrave që ta vënë atë zinxhir që ka foto të kafshëve apo të ngjashme me to.
Allahu më së miri e din.
U përgjigj dijetari Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë).