Pyetja:
Jemi një grup grash që falemi në xhami për ramazan, në një vend të izoluar nga burrat, në mënyrë që ata të mos na shohin dhe ne të mos i shohim ata. Kam vërejtur që motrat nuk plotësojnë safin e parë dhe nuk e drejtojnë atë. Disa prej tyre citojnë si dëshmi hadithin e të Dërguarit të Allahut ﷺ ku thuhet: ”Safat më të mirë për burrat janë të parët dhe më të këqijtë janë të fundit. Dhe safat më të mirë për gratë janë të fundit dhe më të këqijtë të parët.” U kam thënë se ky hadith i referohet rastit kur gratë janë mbrapa burrave pa ndonjë pengesë, por tash situata është ndryshe. A e kam pasur me vend?
***
Përgjigjja:
Hadithi i cituar është sahih, por, sipas dijetarëve, këtë duhet komentuar ashtu siç e përmendët. Mirëpo, nëse gratë janë të ndara nga burrat, atëherë safat më të mirë janë të parët ndërsa të fundit janë më të këqijtë, mu siç është rasti te burrat dhe ato duhet ta plotësojnë së pari safin e parë, pastaj tjetrin e kështu me radhë. Gjithashtu, ato duhet t’i mbyllin hapësirat mes safave, mu si burrat, për shkak të domethënies së përgjithshme të hadithit të vërtetuat nga i Dërguari i Allahut ﷺ lidhur me këtë. Allahu na ndihmoftë të gjithëve për të bërë atë çka Ai do dhe e kënaq Atë.
Shejh Ibn Baz, “Mexhmu’ Fetaawa” (25/145)