Pyetja:

Agjërova tërë muajin e ramazanit, por mendoj që agjërimi im s’ishte i vlefshëm, sepse unë kisha fëmijën në bark dhe më rridhte gjaku. Nëse agjërimi im s’ishte i vlefshëm, çfarë të bëj?

***

Përgjigjja:

Nëse një grua agjëron, ka beben në bark (mitër) dhe kagjakderdhje, agjërimi i saj është i vlefshëm, sepse gjakderdhja që ajo ka ndërsa është shtatzënë nuk ndikon aspak dhe nuk konsiderohet menstruacion apo gjakderdhje e lehonisë, meqë fëmija ende gjendet në
mitër. Dhe nuk është menstruacion, sepse në shumicën e rasteve shtatzëna nuk ka menstruacione. Sipas mendimit të atyre që thonë se gruaja shtatzënë mund të kenë menstruacione, është kusht që gjakderdhja të ndodhë në kohën e zakonshme si të ciklit të saj paraprak (që të llogaritet si menstruacion). Nëse gruaja e cila pyet gjen se nuk ishte e qartë se çfarë ishte ky gjak dhe se dukej ndryshe, në atë se gjakderdhja erdhi dhe shkoi dhe ishte i ndryshëm, jo si cikli në të cilin ishte para se të mbetej shtatzënë, atëherë kjo është gjakderdhje e parregullt dhe agjërimi i saj është i vlefshëm. Ajo nuk duhet ta kompensojë agjërimin, sepse gjaku i cili shfaqet gjatë shtatzënisë, zakonisht, është gjakderdhje e parregullt, që shtohet dhe pakësohet, që vjen më vonë apo më herët se cikli i saj i zakonshëm, si dhe ndryshon, kështu që s’bën t’i kushtohet vëmendje kësaj. Por, nëse supozojmë që gjakderdhja ishte sikurse gjakderdhja para shtatzënisë dhe nuk ka ndryshuar, madje erdhi në kohën e zakonshme të ciklit të saj, atëherë disa dijetarë thonë që kjo është menstruacion dhe ajo duhet ta ndërpresë namazin dhe agjërimin. Ky është mendimi i disa dijetarëve. Disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se, edhe nëse gjakderdhja ndodh sipas kohës së zakonshme të ciklit të saj dhe në mënyrë siç i ndodhte
zakonisht më herët, nuk prish punë, meqë gruaja shtatzënë nuk ka fare menstruacione. Ky është një mendim i mirënjohur i dijetarëve. Por, në shumicën e rasteve, gjakderdhja që përjeton gruaja shtatzëne, ndryshon dhe nuk mbetet e njëjtë gjatë gjithë kohës, dhe, sipas të gjithë dijetarëve, kjo nuk konsiderohet si diçka dhe nuk i duhet kushtuar vëmendje. Dmth agjërimi dhe namazi i saj janë të vlefshëm. Bazuar në këtë, në kësi rasti ajo duhet (të përdorë) të ruhet me një copë pambuku apo të ngjashme dhe të marrë abdes për çdo namaz. Kështu, kur të nisë koha për secilin namaz, ajo duhet të marrë abdes dhe të
falet me atë abdes, edhe nëse gjaku ende del prej saj, sepse ajo po përballet me një problem saktësisht të njëjtë si të atij që ka rrjedhje të vazhdueshme të urinës dhe si gruaja që ka istihãdeh (gjakderdhje jomenstruale) ndërsa s’është shtatzënë. Ky gjak është i parregullt dhe nuk e dëmton atë. Por, ajo duhet të pastrojë organin intim, pasi të hyjë koha e namazit, dhe të marrë abdes për namaz dhe të falet sipas situatës në të cilën gjendet. Nëse ajo bashkon drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë – siç Pejgamberi ﷺ mësoi të bënin disa Sahabije – dhe nëse ajo bën një gusl (pastron tërë trupin) për drekën dhe ikindinë dhe një tjetër (gusl) për akshamin dhe jacinë, që të jetë më e pastër dhe më e kthjellët, atëherë kjo është në rregull, sepse Pejgamberi ﷺ e këshilloi njërën nga gratë që po vuante nga istihãde të vepronte kësisoj.

Shejh Abdul-Aziz ibn Baz, “Fetãwa Nûr ala ed-Derb”, 3/1227