Pyetja:

Çka është e lejueshme mes bashkëshortëve, kur gruaja ka menstruacionet?

***

Përgjigjja:

Për të (burrin) është e lejueshme të kënaqet me gruan e vet në çdo mënyrë, përveç pjesës intime të saj ndërsa ajo është me menstruacione. Ka disa hadithe rreth kësaj:

1. Pejgamberi ﷺ tha:“… dhe bëj çdo gjë me të, përveç marrëdhënies.” [1]

2. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), ka thënë: “Kur ne ishim me menstruacione, Pejgamberi ﷺ na urdhëronte te venim një brez në bel dhe pastaj burri i saj mund të shtrihej me të.” Në një rast, ajo tha: “…burri i saj pastaj mund ta ledhatojë atë.” [2]

3. Nëra prej grave të Pejgamberit ﷺ ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ dëshironte diçka nga ndonjëra nga gratë e tij, e cila ishte me menstruacione, ai vendoste një pëlhurë mbi pjesën intime të saj e pastaj bënte çfarë dëshironte”. [3]

Shejh Albani, “Etiketa e martesës”, fq. 23

——————–

[1] Muslimi, Ebu Davudi

[2] Buhariu, Muslimi

[3] Ebu Davudi