Bija ime i ka 10 vjetë dhe a i obligohet asaj agjërimi?
***
Përgjigjja:
Obligueshmëria është e lidhur me “teklifin”*, kurse prej shenjave më të cekura të teklifit tek femrat është cikli menstrual, sepse cikli në përgjithësi vjen para moshës 15 vjeçare, vjen para daljes së qimeve rreth organit dhe para ejukilimit të parë të saj. Kur të vërren ajo se ëshë paraqitur tek ajo një shenjë prej shenjave të pjekurisë, cikli menstrual, ejakulimi, dalja e qimeve të forta rreth organit ose hyrja në moshën 15 vjeçare, këta janë shenjat e pjekurisë te femrat, atëherë ajo mer dispozitat e femrave të ritura edhe nëqoftë se i ka 10 vjet ose 9 vjet, d.m.th nëse vërren ndonjë shenjë nga shenjat e lartëpërmendura atëherë ajo medoemos të agjëroj, sikurse që është e obliguar të çoj në vend urdhërat tjerë dhe të largohet nga çdogjë që e ka ndaluar Allahu.
Kurse para kësaj gjendje kërkohet prej saj që t’i bëj këta gjëra, vajza shtatë vjeçare e më lartë urdhërohet që të falet, të agjëroj dhe të bën vepra të mira që të mësohet me to dhe kur të arrijë moshën dhjetë vjeçare rrihet në qoftë se nuk falet, mirëpo a rrihet për lënien e agjërimit sikurse rrihet për lënien e namazit, nuk ka argument për këtë gjë edhe pse ajo duhet që të agjëroj.
*Teklif: Gjendja kur njeriu obligohet me obligimet fetare, e ky njeri është: muslimani i ritur dhe i mençur.
Shejh AdulKerim el-Hudejr
Përktheu: Ali Ashani