Pyetja:

Mua çdo muaj më vijnë menstruacionet zakonisht shtatë ditë, por nganjëherë, në disa muaj më rrjedh gjak jashtë kohës së menstruacioneve dhe vazhdon kjo gjendje me mua një apo dy ditë. A e kam obligim namazin dhe agjërimin gjatë kësaj kohe apo obligohem t`i ndërprej këto adhurime dhe t`i kompenzojë (bëj kaza) më pas?

***

Përgjigjja:

Gjaku i cili rrjedh jasht ditëve të menstruacioneve është gjak që nuk ka të bëj me menstruacionet dhe ato ditë që e sheh gruaja gjakun jashtë këtyre ditëve nuk numrohen si ditët e menstruacioneve. Femra e cila e ka të njohur numrin e ditëve në të cilat është me menstruacione, ajo e lë namazin, agjërimin, nuk e prek Kuranin, dhe nuk i lejohen marrdhëniet intime. Kur të pastrohet, ndërpritet gjaku dhe të lahet ajo konsiderohet e pastër (në kryerjen e obligimeve). Pas kësaj nëse ajo sheh gjak, lëng të verdhë apo ngjyrë kafeje kjo është mustehada dhe nuk e lë namazin apo diç nga obligimet për këto.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmua Fetau”

Përktheu: Alaudin Abazi