Pyetje: Disa këshilla për prindërit e rinjë?

Përgjigje: Prindërit duhet të kenë parasysh se fëmijën që Allahu ua ka dhënë është amanet, dhuratë si dhe krahas kësaj dhurate është edhe përgjegjësi ndaj fëmijës . Allahu këtë fëmijë ua ka dhën që të kënaqeni me të, kënaqësi shpirti, gëzim e lumturi në dunja, por keni me dhën llogari se si jeni kujdesur ndaj kësaj begatie. Andaj ajo çka tek Allahu subhane we teala, ju shkarkon nga kjo përgjegjësi dhe nga pasojat eventuale negative është edukimi i mirë i fëmijës, sikurse ka thënë Allahu në Kuran: “O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri.” (Tahrim: 6 ). Aliu radiallahu anhu kur e ka komentu këtë ajet ka thënë: “ Mësoni atë që duhet dhe edukoni në frymën e këtij mësimi.”

Kujdesuni për fëmijët tuaj në edukimin e tyre, kujdesuni që ushqimi e veshmbathja e tyre  të jetë hallall, ngase kjo ndikon tek fëmiu; kujdesuni për shoqërinë e fëmijës, ambientin ku rri dhe çfarë shikon.
Për prindërit e rinjë them kujdesuni për edukimin dhe në kuadër të këtij edukimi nuk jeni vetëm burrë e grua, por tashmë jeni edhe babë e nënë dhe duhet të jeni edhe më të kujdesshëm në raporte mes vete, ngase raportet e juaja  realisht ndikojnë tek fëmija; dashuria juaj ushqen dashuri, mëshira mes juve ushqen mëshirë, acarimi i raporteve mes jush ndikon tek fëmija në çdo aspekt dhe fëmija dëshiron t’iu shoh shembull dhe nga ju të marr shembullin, nëse tek ju ushqehet me model të mirë me lejen e Allahut në bazë të kësaj do të di se kë me pas model. Andaj prindër bëhuni model e shembull për të mirë për fëmijët e juaj, mundohuni me kriju ambient të qetë në shtëpitë tuaja.

Hoxhë Enis Rama