Pyetja:

A lejohet ngjitja e fotografive e njerëzve të gjallë në mur?

***

Përgjigjja:

Kjo nuk lejohet, nuk është traditë e muslimanëve, është traditë e jomuslimanëve, e të krishterëve dhe të tjerëve. Transmetohet nga Ebu Talha r.a., se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi që ka qen apo fotografi idhujsh.” [1]

Pra, duhet të jemi syçelë në këtë çështje, sepse shumë muslimanë kanë filluar me të madhe t’i mbushin shtëpitë e tyre me qen dhe me fotografi nëpër mure, skulptura e piktura të ndryshme të gjallesave apo të krijesave të gjalla, me çka i largojnë melekët nga shtëpitë e tyre; e aty ku nuk ka melekë, ka shejtanë. Andaj përpos gjynaheve vjen edhe largimi i melekëve dhe ardhja e shejtanëve, që për besimtarin është e rëndë.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

————————————-

[1] Buhariu, nr. 3225