Pyetja:

A bëhet dora ime e papastër nëse prek rroba me papastërti të lagur, por nuk jam i sigurt për vendin e saktë ku ndodhet papastërtia?

Përgjigjja:

Parimi bazë është se papastërtia nuk është transmetuar tek dora juaj. Sa herë që dyshoni nëse diçka është bërë e papastër, duhet të veproni sipas gjendjes origjinale të saj, që është pastërtia. Me fjalë të tjera, nëse jeni të sigurt se diçka ishte e pastër dhe pastaj dyshoni nëse është bërë e papastër, siguria nuk zhbëhet nga dyshimi.

Komisioni i Përhershëm i Fetvave thotë:

“Parimi bazë është se të gjitha gjërat janë të pastra, prandaj asnjë objekt ose vend nuk shpallet i papastër, përveç nëse ka dëshmi që tregon papastërtinë e tij.”

Pra, dora juaj nuk bëhet e papastër nga prekja e rrobave të përmendura, përderisa nuk jeni të sigurt që keni prekur pikën e njomë të papastërtisë. Është e mundur që keni prekur një vend të pastër të rrobave, dhe kështu kalimi i papastërtisë mbetet i dyshimtë.

Nëse pyetësi vuan nga vesvesja(përshkime obsesive dhe shqetësime të tepërta), këshillohet t’i injorojë ato, sepse kjo është mjekim i efektshëm për këtë gjendje.

Allahu e di më së miri.

Burimi: islamweb.info