Pyetja:
A lejohet që gruaja ta kryejë umren për burrin e saj të vdekur, me të cilin nuk kishte pasur fëmijë?
***
Përgjigjja:
Po, lejohet kryerja e umres, haxhit, dhënia e sadakasë për burrin tënd të vdekur, nuk ka asnjë ndalesë këtu. Lejohet gruaja t’ia kryej haxhin (ose umren) burrit të saj dhe burri t’ia kryej haxhin (ose umren) gruas së tij, sipas mendimit unanim të dijetarëve.
Gjithashtu, të lejohet ty motër e nderuar t’ia kryesh haxhin edhe atyre që nuk i ke të afërt.
Të gjitha këto lejohen inshallah.
Shejh Abdullah El Humejd
Përktheu: Suad Shabani