Pyetja:
Është një imam që bën gabime gramatikore, kur e lexon Kuranin, dhe, nganjëherë, ai shton ose heq ndonjë shkronjë në vargun kuranor. Cili është vendimi rreth faljes pas tij?
***
Përgjigjja:
Nëse gabimet e tij nuk e ndryshojnë domethënien, s’prish punë të falesh pas tij. Për shembull, nëse thotë Rabba apo Rabbu në vend të Rabbi në frazën el-hamdu li-Lahi Rabbi l-alemin. Ose thotë e-Rrahmanu në vend të e-Rrahmani etj. Por, nëse gabimet e tij e ndryshojnë kuptimin, atëherë njerëzit s’bën të falen pas tij, nëse ai nuk përfiton nga përmirësimi, si p.sh., kur ai thotë ijjaki na’budu në vend të ijjake na’budu, apo thotë en’amtu alejhim në vend të en’amte alejhim. Por, nëse ai e pranon të mësohet dhe e përmirëson recitimin, kur të korrigjohet, atëherë bën të falesh pas tij. Është urdhëruar në të gjitha rastet që muslimani ta mësojë vëllain e vet në namaz apo në ndonjë rast tjetër, sepse muslimani është vëlla i muslimanit tjetër dhe ai e udhëzon, nëse ky bën gabim, dhe e mëson, nëse ai nuk di si edhe e përmirëson, kur bën gabim gjatë recitimit të Kuranit.
Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua” [12/98, 99]