Pyetja:

Grave me menstruacione dhe lehoni a u lejohet të hanë ushqim në ditët e Ramazanit?

***

Përgjigjja:

Po, atyre u lejohet ngrënja dhe pirja në ditët e Ramazanit sepse nuk e kanë obligim agjërimin. Por duhet pasur kujdes që ato të hanë fshehurazi nga fëmijët pasi kjo gjë do të krijonte huti tek ata dhe nuk do të ishin në gjendje ta kuptonin.

Shejh Uthejmini, “52 Pyetje dhe përgjigje rreth dispozitave të menstruacioneve”, fq. 13

Përktheu: Lulzim Susuri