Pyetja:

A lejohet hedhja e gazetave dhe revistave në të cilat është përmendur emri i Allahut?

***

Përgjigjja:

Hedhja e çdo gjëje, në të cilën ka ajete apo hadithe të Profetit, ﷺ, është e ndaluar, sepse Fjalët e Allahut të Lartësuar janë të larta dhe duhet të nderohen, prandaj dhe Islami e ka ndaluar leximin e Kuranit nga njeriu xhunub, ashtu siç ka ndaluar (sipas mendimit të shumë dijetarëve) prekjen e tij pa abdes.

Ato letra nuk duhet të hidhen, por të digjen plotësisht ose të copëtohen me anën e makinerive moderne, derisa të mos mbetet asgjë.

Shejh Ibn Uthejmin, “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”