Pyetja:

Person, i cili kishte falur namazin e drekës dhe të ikindisë si imam, ndërsa ishte xhunub, por nuk e ka ditur këtë.

***

Përgjigjja:

Ju duhet ta përsërisni namazin e drekës dhe të ikindisë, pasi të bëni gusël për tʹu pastruar nga xhunubllëku, dhe duhet të nxitoni në këtë. Për sa u përket atyre që janë falur pas teje, ata nuk duhet tʹi përsërisin këto namaze, sepse Umeri, radijallahu anhu, udhëhoqi njerëzit në namazin e sabahut, ndërsa ishte xhunub dhe e kishte harruar këtë, kështu që ai përsëriti
namazin e sabahut, por nuk u tha atyre që ishin falur me të ta përsërisnin atë. Dhe, ata janë të justifikuar, sepse nuk e kanë ditur që nuk ke abdes.

Fataua el‐Lexhne el‐Daʹimeh [6/266]