turpi ne islam

Pyetja:

Kur flas me dikë, shumë më vjen turp,e kam pak si problem se njerëzit e tjerë s’po janë si unë edhe s’po mundem të përshtatem në  asnjë mënyrë me ta.

***

Përgjigjja:

Në kohën kur turpi si vlerë ka humbur prej njerëzve në masë të madhe, nuk mund të themi tjetër për ju veç se qenkeni në gjendje të mirë. Nuk kërkohet patjetër që me çdo njeri të liroheni dhe të flitni pa u turpëruar, sidomos me ata që nuk i njihni dhe nuk e keni ndoshta të lejuar të komunikoni. I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Imani përbëhet prej gjashtëdhjetë e sa pjesëve, më e larta është fjala “La ilahe il-lAllah”, ndërsa më e ulta është largimi i pengesës nga rruga. Turpi është prej imanit.”

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku