si duhet te sillemi me deshmitaret e jehovait ne islam

Pyetja:

Jam një motër muslimane. Falem dhe mundohem ta praktikoj fenë aq sa mundem por kam një shoqe që nuk është muslimane, është dëshmitare e Jehovait. Kisha pasur dëshirë të më tregoni se a është haram për mua të shoqërohem me të.

***

Përgjigjja:

Nëse keni dituri për Islam dhe mendoni që të shoqëroheni me të për ta thirrur në Islam lejohet, por keni kujdes ngase ata sjellin shumë dyshime në Islam, ngase nëse e dini ata nuk besojnë në trinitet (ati, shpirti dhe i biri) andaj, kujdes se ata flasin kundër kryqëzatave e kështu me radhë dhe mos t’ju mashtrojë kjo intrigë. Më mirë është të shoqëroheni me motra muslimane të cilat ju nxisin për të mësuar Kuran e t’iu largoheni harameve se sa ta rrezikoni veten tuaj dhe fenë tuaj.

Bedri Robaj