Pyetje: A shumëfishohen gjynahet siç shumëfishohen sevapet?

Përgjigje: Po. Edhe gjynahet shumëfishohen siç shumëfishohen sevapet sipas vendit dhe kohës ku janë kryer.
P. sh: Një gjynah në Qabe nuk është si një gjynah në një vend tjetër, po ashtu edhe një gjynah në muajt e shenjtë nuk është si një gjynah në një kohë tjetër.

Gjynahet po ashtu shumëfishohen edhe për nga mënyra e kryerjes së tyre.
P. sh: Vjedhja është haram, por nëse vjedh me mashtrim është dy here haram, e nëse e vjedhura është diçka që të është besuar bëhet tre here haram, e nëse personi që e ka në vjedhur vjedhur është një të afërm apo vartës është katër here haram, e nëse ai është edhe jetim është pesë herë haram e kështu me radhë.
Imam Ahmedi -Allahu e mëshiroftë- thotë në lidhje me ngrënien e mishit të derrit, thotë: “Ngrënia e mishit të Derrit të ngordhur është dy herë haram, e nëse e vjedh nga një i krishterë atëherë bëhet tre herë haram”. Shih librin “El-Furusije” të Ibn El-Kajimit.

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli