Pyetja:
Ka raste kur frikësohem nga sëmundja, si duhet të veproj në këto rrethana?
***
Përgjigjja:
Ki besim tek Allahu, mbështetu tek Ai dhe kërkoi falje dhe shëndet si në dunja ashtu dhe në ahiret. Përgatitu me punë të mira për ahiretin tend, qëndro larg shkaqeve që sjellin sëmundjet, kontakto me mjekët në spitalet shtetërore ose në klinikat private dhe pyeti për çdo çështje që të intereson. Tek Allahu kërkojmë ndihmë!
Allahu na dhëntë sukses!
—————————-
[Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva].
Abdul Aziz bin Abdullah bin baz
Abdulla bin Gudejan
Abdullah bin Ku’uud
Dhe Abdu Err-rrezak Afifi.
Përktheu: Udha e Besimtarëve