Pyetja:

Nëse udhëtoj nga Gjermania në Kosovë, ha syfyr sipas takvimit të Gjermanisë. Kur të vijë në Kosovë a duhet të ha iftar me takvimin e Kosovës apo me atë të Gjermanisë?

***

Përgjigjja:

Çështja e agjërimit kur udhëton nga një vend në vendin tjetër është çështje shkaqesh. Pavarësisht se ku je në momentin që bëhet agimi i dytë përfundon syfyri dhe fillon agjërimi, dhe pastaj nuk ka lidhje se a udhëton ti për një orë apo tre orë, sepse ndoshta do të arrijë teknologjia në të ardhmen që nga Amerika në Kosovë të vijnë për tre-katër orë. Dhe çfarë ndodh ata kur vijnë këtu i bie të agjërojnë pesë apo gjashtë orë sepse koha e iftarit tek ne është më afër, kjo ngase koha e iftarit është me perëndimin e diellit pavarësisht se ku ndodhemi.

Shkaku apo arsyeja që e lejon besimtarin që të fillojë me ngrënie në mbrëmje është perëndimi i diellit, prandaj kudo që ndodhesh kur perëndon dielli e ke hallall (të lejuar) ngrënien e ushqimit dhe konsumimin e pijeve. Ka mundësi që të zgjatet koha apo të shkurtohet varësisht se për ku udhëton, e kjo nëse agjëron gjatë udhëtimit.

Dr. Shefqet Krasniqi

Comments are closed.