Përgjigje: Kthimi i borxhit ka përparësi përpara therrjes së Kurbanit për disa shkaqe.
E para: Kthimi i borxhit është vaxhib ndërsa therrja e kurbanit është sunet i fortë dhe si rrjedhojë e kësaj i jepet përprësi vaxhibit përpara sunetit.
E dyta; Kthimi i borxhit plotësisht ose pjesërisht “të pastron” sadopak prej fajësimeve, sepse je duke e dëshmuar se je duke u munduar që ta kthesh borxhin.
E treta: Kthimi i borxhit është hak ndaj njerëzve që s’duhet neglizhuar.
E katërta: Të qëndrosh me borxh është rrezik i madh, sepse vdekja në këtë gjendje bën që njeriu Ditën e Gjykimit ti ekspozohet rrezikut dhe ti humb sevapet e tij atëherë kur ai është më se i nevojshëm për to.
Kur Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është pyetur për shehidllëkun ka thënë se shehidllëku shlyen të gjitha gjunahet përvecse borxhin.

Përktheu: Enis Arifi / https://www.rizgjimi.com/