Pyetje:
E kam vënë re që hixhabi im bie lehtësisht kur bëj lëvizjen në namaz nga qëndrimi në këmbë në sexhde. Pastaj e rregulloj hixhabin dy herë gjatë namazit. A është kjo lëvizje për të rregulluar hixhabin një lëvizje e kotë që e bën namazin tim të pavlefshëm?
Përgjigje:
Veprimi yt për të rregulluar hixhabin kur të bie(rrëshqet) gjatë namazit është pikërisht ajo që pritet të bësh në një situatë të tillë. Kjo konsiderohet si një lëvizje e vogël dhe nuk e prish namazin.
Imam En-Neveviu (Allahu e mëshiroftë), në komentarin e tij të veprës El-Mexhmu’, duke folur për lëvizjet e vogla gjatë namazit, thotë:
“Lëvizjet e vogla që zakonisht konsiderohen të parëndësishme nga njerëzit si p.sh. të bësh shenjë për t’iu përgjigjur selamit, të heqësh këpucët, të ngresh ose të vendosësh një çallmë, apo të veshësh apo të heqësh një rrobë të lehtë nuk e prishin vlefshmërinë e namazit.”
Allahu e di më së miri.
Burimi: Islamweb.




