Pyetja:

Kush ishte i pari që e ndërtoi Qaben?

***

Përgjigjja:

Nuk kemi ndonjë argument të qartë të na tregojë se Qabja ka qenë e ndërtuar para Ibrahimit porse janë transmetuar disa fjalë nga të parët tanë të mirë (es-selefu salih) të cilët i kanë marrë nga pasuesit e Librit (Çifutët e të Krishterët) se Qabja ka qenë e ndërtuar që në kohën e Ademit e më pas u rrënua, e pastaj e rindërtoi Ibrahimi  me urdhër nga Zoti i Lartësuar.

Ibn Kethiri ka thënë:

“Nuk është transmetuar ndonjë argument i saktë që Qabeja ka qenë e ndërtuar para Ibrahimit. Ata që argumentohen me ajetin “vendi i shtëpisë (Qabesë)” se ka qenë e ndërtuar para Ibrahimit, në këtë ajet nuk ka argumet të qartë, sepse qëllimi është vendi i përcaktuar në diturinë e Allahut, i miratuar në caktimin e Tij dhe i madhëruar nga të dërguarit e Tij, prej Ademit e deri në kohën e Ibrahimit, paqja qoftë mbi ta.” [1]

Ne kemi përmendur më parë se Ademi i vendosi (Qabesë) një kupolë dhe se melaiket i thanë atij: Ne kemi bërë tavaf para teje rreth kësaj Shtëpie. Dhe se anija (e Nuhut) është sjellë rreth saj (Qabesë) dyzet ditë, e gjëra të ngjashme me këto, porse të gjitha këto tregime janë nga pasuesit e Librit (çifutët e të krishterët) dhe ne kemi thënë për lajmet e tyre, se këto lajme as nuk i besojmë e as nuk i mohojmë, ndaj nuk mund të merren si argumente këto tregime, e nëse këto lajme bien ndesh me të vërtetën atëhere janë të refuzuara.

[Komisioni i Përhershëm për studime akademike dhe fetva]

Përshtati: Ylli Rama

————————

[1] El Bidajetu ue Nihajetu