Nifaku është dy lloje:

Nifaku I’tikadij (hipokrizia në besim)

Nifaku Amelij (hipokrizia në vepra)

Nifaku I’tikadij (në besim): Ky lloj i nifakut ndahet në gjashtë lloje dhe ai person i cili e posedon një ose më tepër prej këtyre llojeve të nifakut do të jetë prej banorëve të përhershëm të Zjarrit dhe në gradat më të ulta të Xhehenemit.

1. Përgënjeshtrimi i Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

2. Përgënjeshtrimi i diçkaje me të cilën ka ardhur Pejgamberi.

3. Urrejtja e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

4. Urrejtja e diçkaje me të cilën ka ardhur Pejgamberi.

5. Kënaqësia me rënien e Islamit.

6. Urrejtja e fitores dhe ngadhnjimit të Fesë së Muhammedit (Paqja qoftë mbi të).

Nifaku Amelij (në vepra): Ndahet në pesë lloje dhe argument për këtë është fjala e Pejgamberit: “Shenjat e munafikut janë trI: Kur flet gënjen, kur e jep fjalën shtrembëron prej fjalës dhe kur i besohet diçka tradhëton“. Dhe në një transmetim tjetër: ”Kur përleshet, shpërthen dhe kur premton, mashtron”.

Nga: Muhamed ibn AbdulUehhab et Temimi

Përktheu: Enis Arifi