Pyetje: Kam bër jetë të shfrenuar, nuk jam i qetë, a ka falje për mua?

Përgjigje: Dera e Allahut është e hapur dhe nuk ka mundësi askush ta mbyllë këtë derë duke thënë se pendimi nuk pranohet, sado që ke pasur jetë të shfrenuar dhe jetë me probleme në të kaluarën, nëse do të pendohesh, dera e pendimit është e hapur. Fakti që ndjen keqardhje është e mirë, por nuk duhet që kjo keqardhje me të shpie deri në zhgënjim dhe dëshpërim, sepse shejtani e shfrytëzon këtë gjendje të keqardhjes duke e dërguar njeriun në dëshpërim me vese, sa njeriu t’i thotë vetës se: “Mua Allahu nuk më fal”, ky mendim është më i keq se gjitha gjynahet që ke mundur t’i bësh.
Allahu i ka hapur dyert e pendimit andaj pendohu.

Hoxhë Enis Rama