LUTJA PËR TË SAPOMARTUARIN

بَارَكَ اللَّهُ لَكَ، وَبَارَكَ عَلَيْكَ، وَجَمَعَ بَيْنَكُمَا فِي خَيْرٍ.

Bãrakall-llãhu leke we bãrake ‘alejke we xheme’a bejnekumã fĩ ḣajr!

(Allahu të begatoftë me këtë grua, të dhëntë bollëk për ta mbajtur e ushqyer, dhe ju bashkoftë të dy në të mirë!).[1]

LUTJA QË BËN I PORSAMARTUARI PËR VETVETEN, DHE LUTJA QË BËHET NË RASTIN E BLERJES SË KAFSHËS

Pejgamberi ﷺ ka këshilluar që kur dikush martohet, të bëjë këtë lutje:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَخَيْرَ مَا جَبَلْتَهَا عَلَيْهِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا، وَشَرِّ مَا جَبَلْتَهَا عَلَيْهِ.

All-llãhumme innĩ es’eluke ḣajrahã, we ḣajra mã xhebeltehã ‘alejhi, we e’ũdhu bike min sherrihã we sherri mã xhebeltehã ‘alejhi.

(O Allah! Të lutem ta bësh të mirë e të dobishme për mua dhe të më japësh të mirat që vijnë prej karakterit që Ti i ke dhënë! Të lutem të më mbrosh nga të këqijat që ka kjo (grua) dhe nga të këqijat që vijnë prej karakterit që Ti i ke dhënë!). Po ashtu kur dikush blen një deve, le t’ia kapë me dorë majën e gungës dhe të thotë të njëjtën lutje).[2]

LUTJA PËRPARA SE TË KRYHEN MARRËDHËNIE INTIME

بِسْمِ اللَّـهِ، اللَّهُمَّ جَنِّـبْنَا الشَّيْطَانَ، وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا.

Bismil-lãh! All-llãhumme xhennibnã esh-shejṭãne, we xhennibish- shejṭãne mã razeḳtena.

(Me emrin e Allahut, o Allah! Largoje shejtanin nga ne dhe largoje edhe nga fëmija që Ti na e bën rrizk!).[3]

Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit)


[1]Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi).

[2]Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe (Sahih Ibn Maxhe).

[3]Buhariu dhe Muslimi.