Pyetja:
Në lagjen time ka shumë nevojtarë. Pyetja ime është nëse më kërkojnë disa para të cilat elhamdulilah i kam tani, a mund t’ua jap duke e ditur se do t’i përdorin jo vetëm për të blerë ushqime, por edhe drogë dhe alkool? Disa nga këta njerëz në nevojë janë gjithashtu muslimanë. Disa njerëz thonë se nuk duhet t’u jap atyre asnjë para derisa të kem prova se ata nuk po blejnë asgjë të paligjshme apo haram. Të tjerët thonë se duhet të vazhdoj t’u jap para, por me qetësi t’iu bëj davet.
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Ju mund t’iu blini gjërat që u nevojiten si: ushqim, veshmbathje e kështu me radhë, ose mund t’i lini të blejnë gjëra që janë të lejuara dhe të paguani faturën për to, duke vazhduar t’i këshilloni, t’i paralajmëroni dhe t’i thërrisni në Islam, sepse të drejtat e fqinjëve tuaj mbi ju janë vërtet të mëdha. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xhibrili vazhdoi të më këshillonte për të drejtat e fqinjëve aq shumë sa mendova se do t’i bënte ata trashëgimtarë të mi.”
Allahu është Burimi i ndihmës dhe suksesit.
islamqa.info