Pyetja:
Nëse dikush vjen ditën e xhuma ndërkohë që namazi ka përfunduar
***
Përgjigja:
Ai duhet ta plotësojë si namaz dreke, sepse xhumaja i ka ikur. Namazi i të xhumasë arrihet atëherë kur arrin një rekat, nëse e arrin rekatin e dytë me imamin, atëherë e plotëson si namaz xhumaje. Në te kundërtën, nëse shkon për xhuma pas namazit, ose pas rekatit të dytë dhe e arrin imamin në teshehud, ose në sexhde, në këtë rast nuk e plotëson si namaz xhumaje, por si namaz dreke.
Këtë e themi duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ që thotë: “Kush arrin një rekat të xhumasë le t’i bashkëngjisë edhe një rekat tjetër dhe namazi i tij është plotësuar.” [1]
Ajo që kuptojmë nga ky hadith është se: Nëse ai nuk arrin të kapë asnjë rekat, nuk konsiderohet se e ka arritur xhumanë, për këtë arsye ai fal namazin e drekës dhe kjo është legjitime.
Nëse ndodh që gjen dikë duke plotësuar namazin qe i ka mbetur dhe i bashkëngjitet, në këtë rast e plotëson si namaz dreke dhe jo namaz xhumaje.
Shejh Ibn Baz, “Mexhmu el Fetaua” 12/329
———————
[1] Tirmidhiu 482, Nesaiu 554 dhe Ibn Maxheh 1113