Pyetja:

Nëse njëri nga prindërit nuk është besimtar a i takon atij kujdesja për fëmiun pas ndarjes?

***

Përgjigjja:

Duhet ditur se qëllimi i kujdesjes së fëmiut është ruajta dhe edukimi i tij dhe duke pasë parasysh një gjë të tillë themi se: Nëse prindi është jomusliman apo musliman  që nuk kujdeset për urdhërat dhe ndalesat e Krijuesit, apo nuk është i aftë për ruajtjen fëmiut të tij, nuk i takon atij kujdesja si shkak i dëmeve që do të pasojnë tek fëmiu.

Përktheu dhe përshtati për botim: Senad Ramadani