Pyetja:

Nëse personi teshtin gjatë namazit, a lejohet ta falenderojë Allahun (të thotë elhamdulilah)?

***

Përgjigjja:

Shejh Albani ka thënë: Nëse është duke u falur pas imamit në namazin me zë, atëherë nuk lejohet.

E nëse është në namazin pa zë (p.sh., namazi drekës dhe ikindisë) ose është duke u falur i vetëm dhe teshtin, e teshtima nuk ndodh në momentin e leximit të Kuranit, në këtë rast lejohet të falënderohet Allahu (të thuhet elhamdulilah).

Ndërsa nëse është në momentin kur lexon Kuran, atëherë nuk duhet që të futësh te Fjalët e Allahut diçka që nuk është prej tyre.

“El-huda uen-Nur” audiokaseta me nr. (97)