Pyetja:

Cili është gjykimi në lidhje me një person i cili në gjendje zemërimi betohet në emër të Allahut se nuk do te veprojë diçka të caktuar, mirëpo më pas kur qetësohet e vepron atë gjë?

***

Përgjigjja:

Nëse zemërimi i tij ka arritur kulmin, saqë nuk kupton më se çfarë flet dhe nuk e përmban dot veten, duke u sjellë si të ishte i imponuar në sjelljet dhe thëniet e tij, në këtë rast nuk e ka detyrë shpagimin e betimit të tij. Kurse nëse zemërimi është i lehtë, siç ndodh rëndom, duke e pasur të mundur kontrollin e vetvetes, atëherë në këtë rast e ka detyrë shpagimin e betimit. Shpagimi i betimit është: Ushqim për dhjetë të varfër, me llojin e ushqimit që ushqen veten dhe familjen e tij. Ose veshje për dhjetë të varfër. Ose lirimi i një robi musliman. Nëse asnjërën nga lëto nuk e përmbush dot atëherë agjëron tre ditë.

Allahu e jep suksesin.

Komsioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike

Abdulaziz bin Bazi

Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Ku’ud
Abdullah bin Gudejan

Përktheu: Shuajb Rexha