Pyetja:

Si t’i bindim ata që thonë: “Pa e pa Zotin me sy, nuk e besoj”?

***

Përgjigjja:

Nuk është vështirë të besojmë nëse e shohim, por besimi i vërtetë është ai i cili ti i bindesh Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit ﷺ. Mos të bëhemi si ata që Allahu i përshkruan në Kuran, të cilët thanë: “Dëftona Zotin sheshas” (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja.” (Nisa: 153)
Allahu xh.sh., nga mëshira e Tij e pakufijshme, zbriti programin hyjnor të jetës për njerëzit, të formuluar në Kur’an dhe Sunet, dhe thotë:
“Ne ta shpallëm Librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.” (Nahl, 89)
Nuk kemi nevojë të mundohemi të gjejmë program tjetër, apo të tentojmë ta përmirësojmë atë, ngase Allahu xh.sh. thotë:
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” (Maide, 3)
Programi i vetëm i pranuar tek Allahu, është vetëm Islami:
“Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” (Ali Imran, 19)
si dhe:
“E kush kërkon fe tjetër përveç Fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Ali Imran, 85)

Nëse punohet me kriterin e besimit vetëm pasi ta vërtetojmë një gjë me sy, atëherë pse njerëzit i besojnë rrezet ultra vjollce, kur ato nuk mund të shihen me sy (të lirë)?
Shumë gjëra dhe objekte nuk mund t’i shohim, për shkak të paaftësisë tonë, pra jemi të mangët në shikim, dëgjim dhe nuk e kemi gëzojmë përsoshmërinë e asaj gjymtyre. Në shumë shkenca ka doktorina të cilat asnjëherë nuk janë vërtetuar, pra thjesht janë dorëzuar njerëzit dhe i janë bindur asaj. Pse nuk zbatohet kjo edhe sa i përket fjalëve të Allahut?! Qenia e njeriut nuk është ndërtuar të jetë aq e fuqishme sa që të jetë në gjendje ta shohin Allahun. Pra, thjesht nuk mund ta përballoj. Për ta shikuar Allahun duhet të jesh prej muslimanëve në këtë botë dhe prej banorëve të xhenetit në ahiret.

Hoxhë Bekir Halimi