Pyetja:

Pas leximit të Kuranit, njerëzve u është bërë zakon të thonë: “Sadaka Allahu el Adhijm” (të vërtetën ka thënë Allahu i Madhëruar). A ka argument për këtë?

Fjala “Sadaka Allahu el Adhijm” në vetvete është e saktë, por përmendja e saj në mënyrë të vazhdueshme pas përfundimit të leximit të Kuranit është bidat (risi), sepse, me sa dimë, as Profeti ﷺ as shokët e tij nuk e kanë thënë këtë fjalë, megjithëse ata lexonin shumë Kuran.

Tansmetohet se Profeti ﷺ ka thënë: “Kush punon një vepër që kundërshton fenë tonë, ajo është e refuzuar.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “Kush shpik diçka të re që nuk i përket fesë, ajo është e refuzuar.”

Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva me nr. 4310,4/118