Pyetja 1:
Jezusi thotë: “Unë dhe Ati jemi një” (Gjoni 10:30). Pra, a nuk është Jezusi njësoj ose i
barabartë me të Atin e tij?
Përgjigje:
Në gjuhën Greke, “heis” d.t.th. “një” numerikisht (për gjininë mashkullore), “hen” d.t.th. “një” në unitet ose esencë (për gjininë asnjanëse). Në fragmentin e sipërm Biblik të Dhiatës së Re, Gjoni e përdor termin “hen” e jo “heis”. Në shënimet anësore të “New American Standard Bible (NASB)” lexojmë: një (në kuptimin e plotë të fjalës për gjininë asnjanëse) një unitet ose një esencë.
Nëse ndonjëri dëshiron që fjalën “hen” ta përdorë si argument për pohimet e tij/saj për
Jezusin si i “barabartë” në status me të Atin e tij, atëherë i ftojmë këta që të lexojnë
vargun e poshtëshënuar:
Jezusi thotë: “Dhe unë u kam dhënë lavdinë që më ke dhënë, që ata (dishepujt) të jenë
një ashtu si ne jemi një”. (Gjoni 17:22)
Nëse këta e konsiderojnë, besojnë ose mendojnë se i Ati dhe Jezu Krishti janë “një”, që
d.t.th. “të barabartë” në status, sipas Gjonit (10:30), atëherë këta që pohojnë kështu
duhet, gjithashtu, të jenë të gatshëm që ta konsiderojnë, të besojnë ose të pranojnë se
“ata”, dishepujt e Jezusit janë “të barabartë” në status me të Atin dhe me Jezusin [“ashtu
si ne jemi një” (Gjoni 17:22)]. Ende nuk kemi has në ndonjë njeri që i ka bërë dishepujt e
Jezusit “të barabartë” në status me të Atin dhe me Jezusin.
Uniteti dhe përputhshmëria ishte mesazh i autorizuar hyjnor, që buronte nga i Ati, i
pranuar nga Jezusi dhe më pastaj i komunikuar tek dishepujt. Jezusi ka pranuar se e
kishte përfunduar detyrën, me të cilën i Ati i tij e kishte ngarkuar për ta bërë. (Gjoni
17:4).
Argument i qartë dhe i saktë:
Jezusi ka thënë: “Po shkoj tek Ati”, sepse Ati është më i madh se unë” (Gjoni 14:28). Ky
fragment në mënyrë të prerë hedh poshtë pohimet se Jezusi është i “barabartë” në status
me të Atin e tij.

Pyetja 2:
Jezusi ka thënë: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, përveçse
nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6). Pra, a nuk është Shpëtimi nëpërmjet Jezusit, i Vetëm?
Përgjigje:
Para se Jezusi t’i thoshte këto fjalë, ai kishte thënë: “Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa. Përndryshe, do t`ju thosha: po shkoj t`ju përgatis një vend.” (Gjoni 14:2).
Thënia e qartë që u cekë më lart, vërteton se Jezusi do ta përgatiste “një” vend e jo të
“gjitha” vendet në “shtëpinë e Atit”. Me sa duket, Profetët që ishin para Jezusit si dhe ai
që do të vinte pas tij, do të përgatitnin vendbanimet e tjera për pasuesit e tyre të sinqertë.
Profeti, i cili u dërgua pas Jezusit, e ka treguar “rrugën” që shpie për në vendbanimin modern të Mbretërisë së Parajsës.
Përveç tjerash, ky fragment qartë tregon se Jezusi ishte “udha” për në vendbanim. Është
marrëzi të besohet se Jezusi (apo ndonjë Profet tjetër) ishte vetë “Destinacioni”.
Jezusi ka thënë: “Unë jam dera” për ta gjetur kopenë (Gjoni 10:9). Delja, e cila kalon
nëpërmjet “derës”, do ta gjejë kopenë. Delja, e cila sillet rreth e rrotull “derës”, kurrë nuk
do ta gjejë kopenë. Kushdo që kalon sipër “derës”, do ta arrijë vendbanimin. Kushdo që
ndalet në “udhë” dhe beson se “udha” është përfundimi i udhëtimit të tij/saj, atëherë
këta do të mbeten jashtë, pa ndonjë kulm dhe strehim.
Argument i qartë dhe i saktë:
Jezusi ka thënë: “Jo çdo njeri që më thotë “Zot, Zot” do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por
do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej”. (Mateu 7:21).

Pyetja 3:
Jezusi ka thënë: “…Kush më ka parë mua, ka parë Atin…” (Gjoni 14:9). A nuk është kjo
dëshmi se Jezu Krishti dhe i Ati ishin një dhe të njëjtë?
Përgjigje:
Një ditë prej ditësh, Jezusi mori një fëmijë dhe iu drejtua dishepujve, në mënyrë që të vërtetonte dhe të sillte dëshmi, “dhe u tha atyre: ‘Ai që e pranon këtë fëmijë të vogël në
emrin tim, më pranon mua; ai që më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua…” (Luka 9:48).
Jezusi ka thënë: “…’Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka
dërguar’”. (Gjoni 12:44)
“Kush më urren mua, urren edhe Atin tim. Po të mos kisha bërë në mes tyre vepra që
askush tjetër nuk ka bërë, nuk do të kishin faj, por tani, përkundrazi, e kanë parë dhe më
kanë urryer mua dhe Atin tim”. (Gjoni 15:23-24)
“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu
Krishtin që ti ke dërguar”. (Gjoni 17:3).
Thirrja e sinqertë kërkon që, nëse besohet e Vërteta, atëherë ky është qëllim i mirë që
dikush mund ta kalojë prapa gjykimin etik, pasi të meditojë mbi të gjitha tekstet
relevante. Fragmenti që u cek më lart, nëse lexohet me fragmentin e poshtëshënuar, do të sqaronte çdo gjë.
Argument i qartë dhe i saktë:
Jezusi ka thënë: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh
se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar (Gjoni 13:16). Gjatë
shërbesës së tij si Profet, Jezusi shpeshherë e përsëriste se ai ishte dërguar nga i Ati i tij.

Pyetja 4:
Në Bibël lexojmë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëm të lindur,
që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).
A nuk duhet që të besoni në Jezusin, që të keni jetë të përhershme?
Përgjigje:
Natyrisht, ne Muslimanët besojmë në Jezusin dhe atë çfarë ai ishte dhe nuk besojmë në
atë çfarë ai nuk ishte. Muslimanët besojnë në Jezusin si Mesih, “Shpirt prej Zotit”, “Fjalë
e Zotit”, Profet i drejtë dhe i Dërguari i Zotit si dhe djalë i Marisë së virgjër. Mirëpo, ne nuk besojmë se Jezusi ishte “bir i lindur prej Zotit”. E vërteta e kësaj çështjeje është se apostulli Gjon kurrë nuk e ka shkruar se Jezusi ishte bir “i lindur” prej Zotit.
Ju lutemi ta merrni një kopje të “Gideon Bible” prej ndonjë hoteli apo moteli që ndodhet
afër jush. Aty, kjo kopje shpërndahet falas, që nga viti 1899, në tërë botën, nga “Gideon
Society”. Në fillim të kësaj Bible të famshme, Gjoni 3:16 është përkthyer në 26 gjuhë më
të popullarizuara të botës. Do të befasoheni, kur ta kuptoni se në përkthimin e gjuhës
Angleze, botuesit e kanë përdorur shprehjen tradicionalisht të pranuar “sa dha Birin e tij
të lindur të vetëm”, ndërsa në gjuhët e tjera botuesit e tjerë e kanë përdorur shprehjen
“Bir i Tij unik” ose “Bir i Tij i llojit të vet/i veçantë”. Në vitin 1992, kur i kuptova ndryshimet tekstuale, kam shkruar disa letra që ua kam drejtuar universiteteve të Amerikës Veriore, duke kërkuar që të vërtetohet shprehja origjinale në gjuhën Greke, që e kishte përdorur Gjoni. Më poshtë, e keni kopjen e përgjigjes që e kam pranuar nga universiteti i Xhorxh Uashingtonit “The George Washington University”:
Gjoni 3:16 dhe Gjoni 1:18, që të dyja e kanë fjalën “monogeneses” në Greqisht. Kjo fjalë,
zakonisht, e ka kuptimin “e llojit të veçantë”. Si rezultat i kësaj, fjala “unik” është më adekuate për përkthim. Arsyeja pse mund të gjendet përkthimi i fjalës si “Biri i tij i
vetëm”, ka të bëjë me herezinë e dikurshme që mbretëronte brenda kishës. Në përgjigjen
ndaj pohimeve të Arianëve se Jezusi ishte bërë e jo lindur, Xherom (Jerome), në shekullin e IV, e kishte përkthyer fjalën Greke “monogenes” në gjuhën Latine si “unigenitus” (i vetëm i lindur). Poll B. Daf (Paul B. Duff), 22 Prill, 1992.
Përgjigja e Profesor Daf (Duff) ishte e bazuar në “Anchor Bible”, vëllimi 29, faqe 13-14.
Shprehja Greke për “i lindur” është “gennao”, sikurse gjendet në Mateun 1:12, të cilën
Gjoni nuk e kishte përdorur.
Argument i qartë dhe i saktë:
Jezusi i kishte thënë Marisë: “…’Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im, por
shko te vëllezërit e mi dhe u thuaju atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te
Perëndia im dhe Perëndia juaj`. (Gjoni 20:17). Ky varg vërteton se përdorimi i fjalës
“Ati”, ishte qartë metaforik. Fakti se Jezusi ishte “bir i vetëm”, është se ai nuk u krijua
sikurse ne, por u krijua pa të Atin fizik (biologjik)./http://www.salafipublications.com/sps/