Pyetja:

Personit që sillet keq me prindërit, a i pranohen namazi, agjërimi dhe sadakaja?

***

Përgjigjja:

Sjellja e keqe me prindërit është prej gjynaheve dhe harameve më të mëdha, prej të cilës duhet të kemi kujdes.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: A t’ju tregoj se cilat janë gjynahet më të mëdha? Idhujtaria ndaj Allahut dhe sjellja e keqe me prindërit. Profeti ishte i mbështetur pastaj u ul dhe tha: Vini re, fjala e rrejshme dhe dëshmia e rrejshme.” [1]

Është detyrë e fëmijës që t’i falënderojë prindërit e tij, t’i respektojë dhe tu bindet në gjërat e lejuara. Është e ndaluar të sillet keq me ta, si me fjalë ashtu dhe me vepër. Kjo vepër e shëmtuar, nuk e prish namazin, agjërimin dhe as veprat e mira. Por vepruesi i saj është në rrezik për veprimin e këtij gjynahu të madh. Punët e mira i shkatërron shirku i madh dhe ngritja e zërit (kundershtimi) karshi Pejgamberit ﷺ po ashtu mund t’i shkatërrojë punët.

Shejh Ibn Baz

Përktheu: Arjan Gazidede

—————————–

[1] Mutefekun alejhi