Pyetja:
Cila është dispozita për një person i cili pretendon se e di të fshehtën (gajbin)?
***
Përgjigjja:
Dispozita për çdo person i cili pretendon se e di të fshehtën, është se ai është kafir (mosbesimtarë), sepse ai me këtë veprim përgënjeshtron Allahun e Lartmadhëruar.
Allahu thotë: “Thuaj: “Askush, pos Allahut, as në qiell as në Tokë nuk di sekretet, ata nuk dinë se kur do të ringjallen“. (Neml, 65)
Allahu urdhëron Muhamedin, ﷺ, që të lajmrojë këtë gjithësi se askush nuk e dinë të fshehtën përveç Allahut Fuqiplotë!
E,çka mbetet me këtë person i cili pretendon se e dinë të fshehtën, ai me këtë pretendim e përgënjeshtron Allahun Fuqiplotë, dhe si rrjedhojë e saj ai merrë dispozitën si kafir (jobesimtarë). Atëherë, ne i bëjmë këtij personi një pyetje:
Si mundet ta dini ju gajbin (të fshehtën), e Muhamedi, ﷺ, mos ta dijë?!
A jeni ju më të mirë se Muhamedi ﷺ apo ai është më i mirë dhe i zgjedhur e i dashur i Allahut?!
Nëse ju thoni se jeni më të mirë, atëherë me këtë fjalë automatikisht bëheni kafira!
E nëse thoni se ai është më i mirë, iu themi pse ai nuk e dinë të fshehtën e ju e dini?!
Allahu Fuqiplotë thotë: “Vetëm Ai i di sekretet dhe Ai nuk ia zbulon sekretet e Veta askujt;përveç atij të cilin Ai e ka zgjedhur për të dërguar (pejgamber); andaj, Ai para tij dhe pas tij, i vë ata që e ruajnë (engjëjt)”. (Xhinn, 26–27)
Ky ajet gjithashtu argumenton qartë kufrin e atij që pretendon se e dinë gajbin (të fshehtën).
Allahu i Lartmadhëruar, e ka urdhëruar të Dërguarin ﷺ që për vete të thotë: ”Thuaj: “Unë nuk do t’ju them – se i kam depot e Allahut, se i di sekretet, as nuk them se jam ëngjëll, – Unë ndjekë vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i vërbëri me atë që sheh? A s’po mendoni?” (En’am, 50)
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad Shabani