Pyetja:
Cili është gjykimi për atë që falet të marr fëmijën në xhami dhe t’i rreshtojë në saf me të, pa marrë parasysh a janë pengesë ata apo jo?
***

Përgjigjja:

Pa dyshim se fëmijët dhe të vegjëlit lejohet të prezentojnë, por nëse janë prej fëmijëve shtatë vjeçar e më shumë [1], të cilët janë urdhëruar për namaz, atëher nuk ka të keqe që të rreshtohen me burrat, përndryshe tekstet (hadithet) që kanë ardhur tregojnë se duhet te jenë në saff-et e grave.

I Dërguari i Allahut ﷺ hynte në namaz me nijet që ta zgjatë namazin, mirëpo shpejtonte kur ndëgjonte të qajturit e fëmijës pas nënës të vet. [2]

Shumë keq se sot disa njerëz vijnë me fëmijët e tyre që janë në moshën dy apo tre vjeçare, më pak ose më shumë dhe u pengojnë atyre që falen, kurse këta fëmijë nuk janë të urdhëruar në këtë moshë për namaz.

Po, nuk duhet të jemi të rreptë në këtë çështje, përveç nese pengojnë gjatë namazit, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka hyrë një ditë duke e mbajtur Umamete bint Zejneb dhe është falur duke e mbajtur atë. [3]

Por njeriu duhet të kujdeset që të largohet nga gjërat që u pengojnë atyre që falen, i Dërguari i Allahut ﷺ e ktheu këmishën te pronari i saj, për shkak se kishte simbole të shumta, të cilat pothuajse e angazhuan nga namazi dhe e morri enbexhanije-n [4], e cila nuk kishte vija dhe as simbole, andaj çdo gjë që e angazhon namazliun duhet t’i largohet asaj.

Shumë keq, ka disa raste që njëri e ka marr fëmiun e tij i cili ishte dy vjeçar dhe e rreshtoi me të në rresht të parë, kur janë rreshtuar njerëzit është ngritur fëmiu tek mus’hafët dhe ka filluar të luaj me ato, ndërsa luajtja (me mus’hafët) nuk lejohet dhe babai i tij e shikonte, nuk lëvizte dhe ishte qetë. Afër mus’hafeve ishte një ventilator i cili punonte, të themi sikur ky fëmijë të shkonte te helika e ventilatorit, mendoni se babai i tij do të ishte i qetë sikurse është i qetë kur djali i tij luante me mus’hafet?!. Jo, pasha Allahun, kjo është interesimi me çështjet e dynjasë dhe neglizhencë për çështjet e Ahiretit, kjo është pakujdesi e plotë. Sidoqoftë, hadithi:

Largoni nga xhamitë fëmijat tuaj dhe të çmendurit” është hadith shumë i dobët, nuk merret si bazë.

Por në esencë, duhet që të kujdesemi për namazin dhe nga përkujdesja është që të largohet çdo gjë që e dekoncentron njeriun nga namazi.

Nëse është prej atyre që nuk janë të urdhëruar për namaz, d.m.th është nën moshën shtatë vjeçare, tek një grup dijetarësh saffi llogaritet i ndërprerë, sikurse të ketë ndonjë shtyllë ose zbrazti në saff. Në këtë rast, nëse është si shtyllë apo zbrazti, duhet që ta largojnë dhe faji nuk është tek fëmija, por faji është tek prindi i tij.

Abdulkerim ibn Abdullah el Hudejr

Përktheu: Suad Hoxha

———————————————-

[1] Hadithi i cili urdhëron fëmijët për namaz që në moshën shtatë vjeçare.

Transmetohet nga Abdullah ibn Amr ibn el As (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur ata janë shtatë vjeç dhe rrihni ata nëse nuk e falin namazin kur të jenë dhjetë vjeç.” Transmeton Ebu Davudi dhe Ahmedi.

[2] Buhariu (708) dhe Muslimi (470) nga hadithi i Enes ibn Malik.

[3] Buhariu (516) dhe Muslimi (543) nga hadithi i Ebu Katade el-Ensarij.

[4] Lloj veshje e cila e ka prejardhjen nga një vend i cili quhet Enbixhaan. (Taaxh el-a’ruus). Sh.P.