Pyetja:

Në një rast nëna i ka dhënë vajzës të holla për t’i kënduar jasina babës së vet. A është gjynah që vajza i ka marrë të hollat? Por, ato të holla kanë qenë të shokut të babait i cili ia ka dërguar si amanet prej Turqisë për t’i kënduar jasina babës për një muaj, çdo ditë, për shpirt të tij.

***

Përgjigjja:

Ka dy mendime për këndimin e Kur’anit ndaj të vdekurve, se a ju arrin shpërblimi apo jo:
Nëse bazohemi në mendimin e dijetarëve të cilët thonë se ju arrin shpërblimi të vdekurve me këndimin e Kuranit atëherë këndoni, por nuk lejohet të merren para për këndim të Kuranit, me pajtimin e të gjithë dijetarëve.

Bedri Robaj