Pyetja:

Unë jam një djalë i ri që punoj në një kompani dhe kam marrë një apartament me qira. Mësova se gruaja që zotëron apartamentin ka marrë një kredi me bazë kamate për ta blerë dhe qiraja është më e lartë se pagesat që ajo bën në bankë. Kështu ajo i paguan bankës paratë që i jap unë dhe pjesën tjetër i mban si fitim. Mendoj se ka shumë të ngjarë që ajo e ka blerë pronën për ta dhënë me qira në këtë mënyrë. Pyetja ime është: qiraja që paguaj për të, a konsiderohet ndihmë në mëkat apo është hallall?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Marrja e huasë me kamatë është e ndaluar në mënyrë të prerë, për shkak të paralajmërimit të rreptë që është dhënë në lidhje me kamatën, i cili vlen njëlloj si për atë që e konsumon, edhe për atë që e paguan dhe për atë që e shkruan, siç ka transmetuar Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi atë që konsumon riba (kamatë), atë që e paguan atë, atë që e shkruan atë dhe dy dëshmitarët që e dëshmojnë atë dhe tha: ‘Ata janë të gjithë njësoj.’.” [1]

Pra, kushdo që merr një hua me bazë kamate dhe blen një shtëpi ose mallra me të, mund ta shfrytëzojë duke banuar në atë shtëpi ose duke i shitur mallra e të ngjashme, por duhet patjetër të pendohet tek Allahu i Lartësuar.

Pra, ju nuk keni asnjë faj apo gjynah për marrjen me qira prej saj, edhe nëse ajo ka marrë para hua me qëllim që t’i shesë më vonë për fitim ose të ketë të ardhura nga dhënia me qira, dhe mëkati për këtë është mbi të, sepse është ajo që merret me riba (kamatë). 

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————————————————

[1] Muslimi (1598)

2 KOMENTET

Comments are closed.