Pyetja:

Rukja, a konsiderohet mohim i “tevek-kulit” (mbështetja në Allahun) ?

***

Përgjigjja:

Tevek-kuli është mbështetja e sinqertë në Allahun, për arritjen e të mirave dhe largimin e të kë­qi­jave, duke vepruar shkaqet, të cilat i ka urdhëruar Allahu. Nuk quhet tevek-kul të mbështetesh në Allahun e Madhëruar, duke mos i vepruar shkaqet. Mbë­shtetja në Allahun, sub­ha­ne­hu ue teala, duke mos i vepruar shka­qet konsiderohet fyerje e Allahut dhe Urtësisë së Tij, qoftë i Lartë­suar Ai nga këto.
Allahu i Lartësuar i ka lidhur rezultatet me shka­qe, të ci­lat duhet të veprohen. Kush prej njerëzve ka qenë me te­vek-kul më të fortë? Ai është i dërguari i Allahut, Muhammedi, ﷺ, ai i vepronte shkaqet e mbrojtjes nga të këqijat. Po, ai kur u niste për në luftë vishte mburojën për t’u mbroj­tur prej shi­gjetave, bile në luftën e Uhudit ka veshur dy mburoja dhe të gjitha kë­to i ka bërë si përgatitje për atë që mund t’i ndodh­te.

Veprimi i shkaqeve nuk konsiderohet mohim i tevek-kulit me kusht që njeriu të besojë se ato janë thjesht vetëm shkaqe dhe nuk kanë ndikim për­veç me lejen e Allahut.

Pra, rukja, leximi i njeriut për Veten apo vëllezërit e tij të së­mu­­rë, nuk konsiderohet mohim i tevek-kulit. Sepse dihet mi­rë­fi­lli se Pejgamberi ﷺ, i lexonte vet­ve­tes dhe shokëve të tij kur sëmureshin. Allahu e di më së mi­ri.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Agim Bekiri