Pyetja:
Sa duhet të jetë largësia prej atij që po fal namazin deri te sutra?
***
Përgjigjja:
Sehl ibn Saadi tregon së hapësira ndërmjet vendit ku falej Pejgamberi ﷺ dhe murit të (xhamisë) ishte aq sa për të kaluar një dele. [1]
Nafiu rrëfen se Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur nuk gjente mënyrë për tu falur para ndonjë shtylle të xhamisë, ai më thoshte: “Ma kthe shpindën tënde (që të falej drejt saj).”
أخرجه ابن الدبي شيبة في مصنف
Kurrete bin Ijas tregon se si Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e kishte parë këtë duke u falur në mes të dy shtyllave, e më pas e kishte kapur për qafe deri te sutra e më tha: “Falu drejt saj!”
أخرجه البخاري تعليقا بصيغة الجزم
(فتح الباري 1/745)
و وصله ابن ابي شيبة في المصنف 2/370
Ibni Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tha: “Katër gjëra janë nga ashpërsia ose vrazhdësia… 4- dhe të falet pa sutër”. [2]
Ai mund të ecë disa hapa aq sa nëse dikush e sheh nuk mendon se ai nuk është duke u falur, sepse veprimet të cilat janë të shumta e zhvlerësojnë namazin.
Shejh Albani, “El-Huda ue en-Nur”, 290
————————-
[1] Buhariu 496
[2] Ibën Ebi Shejbe, “Sunen el Kubra” 2/285