Pyetja:

Sa herë lejohet që të shihesh me një djalë me mahrem jashtë nikahut?

***

Përgjigjja:

Transmetohet nga Xhabiri r.a. se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ se ka thënë: “Nëse dëshiron ndokush prej jush ta fejojë një grua dhe ka mundësi të shikojë prej saj çka e tërheq atë për niqah (kurorëzim) le ta bëjë (shikojë).” [1]
Dhe, transmetohet nga Mugire ibn Shube se kur e ka fejuar një grua, i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: “Shikoje atë ngase kjo është më e mirë që të vazhdojë martesa juaj.“ [2]
Nga këto dy hadithe shihet qartë se me shikimin e gruas është për qëllim aq sa e tërheq për martesë, e jo të bëhen biseda apo takime të shpeshta siç ndodh me shumë vëllezër e motra. Nëse është më se e nevojshme të takoheni më shumë se njëherë me mahrem nuk ka ndonjë ndalesë, por duhet ta kemi frikë Allahun që mos të bëjmë siç bëjnë fasikët (njerëzit e prishur) duke bërë takime, biseda të shpeshta e të panevojshme.

Hussein Serraxhi

Përktheu: Fatmir Raqi

—————————–

[1] Ebu Davudi dhe Ahmedi

[2] Mutefekun alejhi