Pyetja:

A i lejohet burrit të porsamartuar që ta shkurorëzojë gruan pasi të vërtetohet se gruaja e ka humbur membranën e virgjinitetit, edhe psese ajo betohet në Allahun me Kuran në dorë se asnjëherë nuk ka bërë marrëdhënie intime jashtëmartesore, por këtë e ka humbur, si p.sh., në lojëra sportive?

***

Përgjigjja:

Shkurorëzimi është gjëja e lejuar më e urrejtur te Allahu i Madhërishëm, për atë edhe muslimani nuk bën që të bëjë shkurorëzim për shkakun më të thjeshtë, ashtu që ta then zemrën e gruas, ta rrënon familjen e tij dhe ta prish një shtëpi muslimane pa ndonjë arsye të madhe që e detyron ta bëjë një veprim të tillë. Në veçanti, kur është në pyetje shkurorëzimi në fillim të jetës bashkëshortore, ky e dëmton rëndë imazhin e gruas si dhe ngjall dyshime dhe fjalë të liga rreth saj. Për atë, nëse dëshmia e gruas është e logjikshme dhe e mundshme, siç është rast me pyetjen e parashtruar kur gruaja deklaron se e ka humbur këtë membranë në lojëra sportive në moshë të caktuar, në veçanti kur kihet parasysh se në atë moshë nuk ka qenë e kujdesshme dhe e vëmendshme, nuk është larg mendjes të pranohet se diçka e tillë vërtetë ka ndodhur, ngase femrat dallojnë shumë mes vete në këtë drejtim.

Pasi gruaja është betuar në Allahun se nuk ka bërë zina në jetën e saj, atëherë parimisht fjala e saj duhet besuar, në veçanti kur fjala është vërtetuar me betim.

Sipas një parimi juridik: ”Ai që akuzon duhet të sjell provë, ndërkaq ai që e mohon akuzën, duhet të betohet”. Në këtë rast, burri është në vendin e paditësit që nuk mund ta vërtetojë akuzën, nuk ka ndonjë argument kundër saj, ashtu që i ngelet vetëm betimi i gruas.

Poashtu, fetarisht në raport me tjerët në parim duhet të kemi mendim të mirë ndaj njerëzve, ngase disa paragjykime janë mëkat, dhe sa të mundemi, duhet që muslimanin ta akceptojmë si njeri të mirë pa paragjykime. Në hadith qëndron: ”Ruheni prej paragjykimeve, sepse paragjykimet janë gjëja më e pavërtetë”. [1]

Po edhe sikur të themi kushtimisht se ajo ka gabuar më herët, por pastaj është penduar dhe është përkushtuar në Islam, Allahu ia fal atë që e ka bërë. Pendimi e fshinë atë që ka qenë më parë, dhe ai që pendohet nga një mëkat është si ai që nuk ka mëkat. Allahu i Madhërishëm i donë ata që pendohen dhe i donë ata që pastrohen. Më e mirë për ne është që të veprojmë ashtu siç vepron Allahu i Madhërishëm në këtë drejtim, gjegjësisht t’ia falim. Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, e gabimtarë më të mirë janë ata që pendohen.

Jusuf el-Kardavi, “Fetava muasire-Fetva Bashkëkohore”, pjesa e III

Përktheu: Bashkim Aliu

—————————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi prej Ebu Hurejres