Pyetja:

A lejohet pastrimi me ujë të kanalizimit të filtruar?

***

Përgjigjja:

I tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm Allahut Një, përshëndetjet, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka të dërguar tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tonë Muhamedin ﷺ, familjen dhe shokët e tij.

Pas konsultimit me ekspertë muslimanë të drejtë, besnik dhe të fjalës, të cilët shpjeguan se filtrimi i ujit bëhet duke e larguar papastërtinë e tij në katër faza:shtresimi, ajrosja, vrasja e bakterieve dhe sterelizimi me klor, e me këtë gjë më nuk u ngelet gjurmë papastërtive:në shije, ngjyrë dhe aromë, Këshilli miratoi sa vijon:

Uji i kanalizimeve kur të pastrohet përmes mënyrave të përmendura apo tjera të ngjashme, dhe papastërtisë nuk i ngelet gjurmë në shijen, ngjyrën dhe aromën e ujit, uji bëhet i pastër dhe lejohet të përdoret për pastrim dhe abdes e gusëll.

Kjo, bazuar në rregullën juridike e cila konfirmon se:

Uji i cili është në sasi të madhe, nëse në të bie papastërti, ky uj pastrohet nëse eliminohet prej tij kjo papastërti duke mos i ngelur asaj gjurmë në ujë. Allahu e di më së miri.

Këshilli i Akademisë së Fikhut