Pyetja:

A lejohet të thuhet: Zoti ka thënë: “Ti ruaju pak, Zoti të ruan shumë”?

***

Përgjigjja:

Allahu i Madhëruar ka thënë: “…dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.” (Araf: 33)
Fatkeqësisht, një shprehje të tillë kohëve të fundit po e dëgjojmë mjaft shpesh, madje edhe tek praktikuesit e fesë megjithëse kjo shprehje nuk ka bazë në Kuran apo në hadithet e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe si e tillë është e ndaluar të përdoret.

Allahu e di më së miri.

Dr. Muhammed el Arifi, “Kënaqu me jetën tënde”