Pyetja:

Kohëzgjatja e jetës a është e trashëgueshme?

***

Përgjigja:

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Po, Allahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. Allahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.” (Munafikun: 11)

Abdullah ibn Mesudi r.a., thotë i Dërguari i Allahut ﷺ na ka treguar: “…asnjëri nuk do të vdes derisa ta plotësojë (harxhojë) rrizkun e tij…” [1]

Sa të rinj kanë vdekur, edhe pse anëtarët e tij kanë jetuar gjatë, dhe sa të rinjë kanë jetuar, kurse fisi i tij ka pasur jetë të shkurtër, pra kohëzgjatja e jetës nuk është e trashëgueshme.

Allahu e di më së miri.

Shejh Uthejmini, “Komentar i dyzet haditheve të Neveviut”, (fq. 107-108)

—————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi