Pyetje: Si duhet të jetë falenderimi për mirësitë që Allahu i ka dhënë muslimanit? Dhe çka është obligim për muslimanin kundrejt këtyre mirësive të shumta që nuk mund të numërohen e as të llogariten?
Përgjigje: Falenderimi për mirësitë që Allahu i jep muslimanit është obligim dhe kjo garanton vazhdimësinë dhe ruajtjen e tyre.
Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar thotë:
”(Kujto edhe) kur Zoti juaj shpalli: “Nëse falenderoni (duke pranuar besimin e duke adhuruar vetëm Allahun), Unë do t’ju jap akoma më shumë (nga begatitë e Mia), por në qoftë se jeni mohues, atëherë me të vërtetë që ndëshkimi Im është i rreptë.” Ibrahim 14:7
Falenderimi përbëhet nga tre shtylla dhe pa këto tre shtylla, ai nuk quhet falenderim.
Shtylla e parë:
Ta dish në brendësinë e vetes tënde dhe në zemrën tënde, se këto mirësi janë nga Allahu (xhela ue ala), janë begati që vijnë prej Allahut, për ty dhe muslimanët.
Shtylla e dytë:
Përmendja e tyre me gojë:
”Dhe dhuntitë e Zotit tënd shprehi!” Ed-Duha 93:11
Kështu që ti i përmend mirësitë e Allahut, e falënderon Allahun për to, i përkujton vëllezërit e tu për këto mirësi dhe i urdhëron ata që të falenderojnë Allahun për këto mirësi.
Shtylla e tretë:
Përdorimi i këtyre mirësive në bindje ndaj Allahut (azze ue xhel), bindje ndaj Atij që i jep këto mirësi dhe që është përgjegjës për to.