Pyetja:

Ju lutemi na shpjegoni se si falet namazi i xhenazes, siç transmetohet nga Pejgamberi ﷺ, sepse shumë njerëz nuk e dinë atë.

***

Përgjigjja:

Si të falni namazin e xhenazes

Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij shpjeguan se si duhet falur namazi i xhenazes. Bëhet si më poshtë:

– Thoni tekbirin e parë “Allahu Ekber”, pastaj kërkoni strehim tek Allahu nga shejtani i mallkuar. Pastaj thoni ‘Bismilahi Rrahmeni Rrahim’ dhe lexoni Fatihan.
– Pastaj thua tekbir dhe dërgon salavate mbi Pejgamberin ﷺ siç bën besimtari në fund të namazit.
– Pastaj thua një tekbir të tretë dhe bën dua për të vdekurin.
– Pastaj thua një tekbir të katërt dhe ndalon për pak kohë, pastaj thua një Taslim në të djathtë, duke thënë ‘Esselamu alejkum ue rahmetullah’.

Duaja më e mirë për të ndjerin

Duaja e mëposhtme është transmetuar nga Pejgamberi ﷺ:

O Zot, falja mëkatet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe kij ndjesë ndaj tij, bëja vendin e mirë dhe zgjeroja vendin ku do të hyjë, pastroje atë me ujë borë dhe akull dhe pastroje nga mëkatet, ashtu siç e pastron rrobën e bardhë nga njollat, zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë, familjen me një familje më të mirë, bashkëshortin (ten) me një më të mirë, fute në Xhennet dhe mbroje prej dënimit të varrit dhe dënimit të zjarrit. [1]
O Allahu im, fali të gjallët nga ne dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata në mungesë, të vegjlit dhe të mëdhenjtë, meshkujt dhe femrat. O Allahu im, atij ndër ne që i dhurove jetë udhëzoje të jetojë në Islam, kurse atij që ia merr jetën, merrja duke qenë me besim. O Allahu im, mos na ndalo prej shpërblimit te tij dhe mos na bëj të humbur pas tij. [2]

Nëse bëni dua me fjalë të tjera, kjo është në rregull, për shembull, mund të thoni: “O Allah, nëse ai ka qenë bamirës, atëherë shtoji veprat e tij të mira, e nëse ai ishte jo i mirë, ndihmoi të kalojë nga ai dënim! O Allah fale dhe jepi forcë të thotë përgjigjet e duhura.”

Allahu e di më së miri.

islamqa.info

———————–

[1] Muslimi 2/663

[2] Ibën Maxheh 1/480, Ahmedi 2/368 “Sahih Ibën Maxheh” 1/251.