Pyetje: Unë jam një grua e vjetër dhe nuk mund të ngrihem nga shtrati, ku qëndroj për dhjetë vite rresht. Unë kërkoj nga ju një fetva në lidhje me namazin dhe agjërimin? Unë kam braktisur namazin dhe agjërimin për një muaj. Në një tjetër kohë kam agjëruar vetëm dy ditë në dy muaj. Kam pyetur disa njerëz në lidhje me këtë dhe ata më thanë se unë nuk duhet të agjërojë në këtë gjendje.

Përgjigje: Gjëja e parë: Ti je e detyruar ta falësh namazin ashtu siç mundesh. Ose falesh ulur, shtrirë në krah ose në shpinë por me këmbët tuaja të kthyera kah Kibla.

Allahu ka thënë:

فاتقوا الله ما استطعتم

“Keni frikë Allahun (duke përmbushur detyrimet e Tij) aq sa të mundeni.”(64:16)

Pos kësaj, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha një njeriu të sëmurë:

“Falu në këmbë, e nëse nuk ke mundësi, atëherë falu ulur. E nëse nuk ke mundësi, atëherë falu i shtrirë në krah.”

Nëse falesh shtrirë në krahë, është më mirë që të shtrihesh në krahun e djathtë me fytyrën tuaj drejtë Kibles.

Gjëja e dytë: Jeni e obliguar për ta kompensuar agjërimin nëse e ke braktisur atë për shkak të sëmundjes apo nga injoranca. Por nëse ke braktisur agjërimin për shkak se ke humbur vetëdijen, atëherë nuk je e obliguar për ta kompensuar.

Gjëja e tretë: E ke obligim të marrësh abdes me ujë nëse ke mundësi ta bësh këtë. Por duhet të ndihmojë dikush nga fëmijët e tu, apo ndonjë i afërm tjetër me të cilin nuk ke drejtë të martohesh, ose ndonjë grua e cila mund të shërbej ty. Ti duhet të pastrohesh me ujë, pas jashtëqitjes së madhe dhe urinës, apo të pastrohesh me gurë apo letër. Kjo duhet veprohet të paktën tri herë. Nëse pastrohesh me gurë apo letër, nuk ke nevojë fare të përdorësh ujë. Mirëpo, nëse nuk ke mundësi që të marrësh abdes, të lejohet të marrësh tejemum. Atë e bënë duke i goditur duart tuaja për tokë, e pastaj fshin fytyrën dhe duart tuaja.

Është e lejuar për ty të bashkosh namazin e Drekës dhe namazin e Ikindisë, duke i falur ato në kohën e Drekës apo të Ikindisë. Dhe mund të bashkosh namazin e Akshamit me namazin e Jacisë dhe i falë ato në kohën e Akshamit apo të Jacisë.

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 15278
Imam Abdul-Aziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Abdur-Razzak Afifi (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Abdullah bin Gudejjan (Allahu e ruajttë!)
ShejkhSalih el-Fauzan (Allahu e ruajttë!)
Shejkh Abdul-Aziz Al esh-Shejkh.(Allahu e ruajttë!)