Pyetja:

Si mundem ta di se a po bëj gjënë e duhur? Nganjëherë ndihem larg nga qetësia e zemrës dhe Allahu, ndonëse fali 5 kohët e namazit dhe lexoj Kuran, bëj dhikër gjatë ditës dhe përsëri ndihem sikur po bëj diçka gabim.

***

Përgjigjja:

Kjo është diçka e natyrshme ngase imani i besimtarit vazhdimisht bie dhe ngritet. Çfarë duhet të keni gjithmonë parasysh është se ju nuk duhet asnjëherë të lini asnjë nga adhurimet obligative (farzeve) dhe të mbani vetën tuaj sa më larg mëkateve. Dhe të mbani gjuhën tuaj të lagur me përmendjen e Allahut dhe të i përmbaheni dhikrit ditor vazhdimisht dhe të shoqëroheni vetëm me vëllezërit, praktikues të mirë të cilët do të motivojnë të veproni vetëm të mira. E gjitha kjo do të u ngris imanin dhe do të u mbajë larg mëkatimit me lejen e Allahut.

Shejh Asim El Hakim